Tërhiqet shorti për sezonin e ri në Superligë

Gjatë ditës së sotme është tërhequr shorti në zyret e Federatës së Futbollit të Kosovës, për sezonin 2020/2021, në Superligën e Kosovës.

Kampionia e Kosovës, Drita, do ta nisë në shtëpi mbrojtjen e titullit ndaj Llapit.

Feronikeli do ta presë Gjilanin, në Drenas, kurse Prishtina e pret Drenicën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ballkani do të luaj si mysafir ndaj Besës, ndërkaq Trepça ’89 do ta pret në Mitrovicë Arbërinë nga Lipjani.

Sezoni i ri 2020/2021, pritet të nisë më 12 shtator dhe të zhvillohet me 36 xhiro me sistem të katërifishtë.