Flamurtari kërkon mbetjen në Superligë, Gjilani kërkon fitoren për garat europiane

Flamurtari dhe Gjilani do të përballen sot prej orës 17:00, në Prishtinë në kuadër të xhiros së fundit në Superligën e Kosovës.

Gjilani pozicionohet në vendin e dytë dhe kërkon fitoren që ta ruaj këtë pozitë që e dërgon në garat europiane.

Kurse Flamurtari pozicionohet në vendin e shtatë me 43 pikë, në rast të humbjes do të rrezikonte rënien nga liga, pasi nëse fitojnë Drenica dhe Trepça ’89 do t’i grumbullonin nga 44 pikë.

Kjo ndeshje llogaritet si kryesorja duke e parë rëndësinë e fitores për të dy klubet.