Foto: Ilustrim

Vushtrri, digjen tetë vetura në një auto- sallon

Tetë vetura në një auto- sallon janë përfshirë nga zjarri gjatë ditës së djeshme në Vushtrri.

Policia ka njoftuar se një zjarr kishte përfshirë një objekt të një auto- salloni nga ku tetë vetura janë djegur tërësisht.

Sipas njoftimit të policisë, nuk raportohet për të lënduar ndërsa ekipet e njësive të policisë dhe zjarrfikëseve kishin arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin.

Policia nuk ka dhënë detaje se cili ishte shkaku i zjarrit.