Ilustrim

Vozitësja godet këmbësorin në Pejë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Pejës.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00.

Sipas PK-së, e dyshuara  gjersa ishte duke drejtuar veturën, ka goditur këmbësorin burrë.

“Viktima si dhe e dyshuara kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.