Foto: Ilustrim
Vjedhin Derivate nga Autobusi
12.8.2017 - 13:43
Policia ka arrestuar dje një të dyshuar, i cili në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër, që është në arrati, kanë vjedhur një sasi derivatesh nga një autobus.
Rasti sipas Policisë ka ndodhur dje në ora 01:20 në rr. “Mbretëresha Teutë”, në Prishtinë.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti nga Policia po trajtohet si vjedhje e rëndë.