Ilustrim

Vidhen para në një xhami në një fshat të Gjilanit 

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar se ka ndodhur në fshatin Miresh të Komunës së Gjilanit. 

Atje është raportuar se një person i panjohur ka hyrë në xhami dhe ka vjedhur një shumë të parave. 

Sipas raportit ditor të policisë shuma e parave të vjedhura është rreth 50 euro. 

Ngjarja u regjistrua më 07.03.3014. 

Rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore. 

Deri më tani policia nuk ka njoftim shtesë nëse është identifikuar ndonjë person i dyshuar apo jo.