Ilustrim

Dyshohen se vidhnin traktorë dhe bagëti në Kosovë e i dërgonin në Serbi, arrestohet edhe një person

Ka arritur në tre numri i personave të arrestuar, e të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhje të rënda në rajone të ndryshme të Kosovës.

Të arrestuarit dyshohet se vidhnin makineri bujqësore-traktorë dhe bagëti në rajone të ndryshme të Kosovës dhe përmes rrugëve malore dyshohet se i dërgonin ato në Serbi.

Arrestimi është thënë se ka ndodhur në fshatin Terrnac në Skenderaj më 07.03.2024 e i njëjti me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Për të njëjtën vepër penale, “Vjedhje e rëndë”, Policia e Kosovës kishte arrestuar edhe dy persona më 05.03.2024.