Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Hajnat në një shtëpi vjedhin armën me 50 fishekë, para dhe stoli ari

Një person ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur më 16.03.2024.

Sipas raportit policor, nga ajo shtëpi kanë arritur të vjedhin: një armë me 50 copë fishekë për të cilën posedon leje, para të gatshme  dhe një  sasi stoli ari.

“Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore” – ka njoftuar Policia përmes raportit ditor më 17.03.2024

Rasti po trajtohet si “vjedhje e rëndë”.