Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Raportohet se u vodhën para në një lokal me produkte kozmetike

Një burrë ka raportuar në polici se një lokal i produkteve të kozmetikës ka qenë cak i hajnave.

Ndonëse produkte e materiale të kozmetikës, sipas burrit që raportoi rastin caku i vjedhjes ishin disa para të gatshme.

Ngjarja u regjistrua në Shkabaj të Obiliqit më 22.03.2024. Sipas ankuesit dy të dyshuar e të maskuar kanë depërtuar me forcë brenda lokalit dhe kanë kryer vjedhjen.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet policore përkatëse ndërsa është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Rasti është iniciuar si vjedhje e rëndë ndërsa ende është duke u trajtuar dhe nën hetime.