Zenel Zeneli - Foto: REL

VIDEO: Të jetosh 11 vjet me plumb gome afër zemrës

Zenel Zeneli nga fshati Bardhosh i Prishtinës mban dy plumba të gomës në trupin e tij.

Por, njëri që i shkakton probleme shëndetësore është aq afër zemrës saqë mjekët e kanë të pamundur largimin e tij.

Zeneli ishte plagosur më 10 shkurt të vitit 2007 derisa po merrte pjesë në protestat e organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Një plumb e kam në  mbështjellës të zemrës dhe një plumb e kam në këmbën e djathtë“, tregon Zenel Zeneli.

Sipas tij, mjekët janë frikësuar se po e lëshon njëfarë yndyre sepse është plumb i gomës me metal.

“Është rrezik për operacion. Në qoftë se keqësohet gjendja duhet të merret me urgjencë, t’i nënshtrohem operimit.

Zeneli tregon momentet e plagosjes, kur thotë se pati shumë gjakderdhje.

Për shkak të plagëve thotë se për 4-5 javë ishte në gjendje kome.

Atij i ishte dashur kohë e gjatë për shërim një pjesë të së cilit e kishte mbuluar misioni i UNMIK-u. (REL)