Plagoset një person me armë zjarri në Gjakovë

Një person është plagosur sonte me armë zjarri në Gjakovë, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Sheremet Elezaj, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, ka thënë për Kallxo.com se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:20 në rrugën “Yll Morina”. Ai ka thënë se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

“Sot rreth orës 18:20 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore  ishte qëlluar më armë zjarri në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, përderisa viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë”- ka thënë Elezaj.

Elezaj ka thënë se Policia është në kërkim të të dyshuarit.