Ilustrim
Në gjendje të dehur, dyshohet se qytetari plagosi veten
09.12.2023 - 10:54
Një person në orët e hershme të mëngjesit të 8 dhjetorit dyshohet se plagosi veten.
Kjo pasi që në njoftimin e policisë, i njëjti deri te plagosja erdhi nga gjendja e tij e dehur.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe aty më pas janë konfiskuar dy pistoleta dhe katër fishekë.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Rugovë të Gjakovës.
I dyshuari në këtë rast që plagosi veten sipas policisë ka marrë edhe tretman mjekësor e më pas edhe është arrestuar.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokuroria dhe me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa rasti është iniciuar si armëmbajtje pa leje.