VIDEO: Policia konfiskon narkotikë në Prishtinë

Në Rubrikën “Policia” të emisionit të fundit të “Drejtësisë në Kosovë” u transmetua aksioni policor, i konfiskimit të substancave narkotike në një pikë kontrolli.

Ky aksion i policisë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë rezultoi me konfiskim të një qese me substancë të dyshuar narkotike, dhe një person të arrestuar.

Në pamjet e shfaqura mund të shihni se si policia, ishte stacionuar në një pikë kontrolli, ku po bënin kontrolle rutine.

Përderisa sa po bëhej kontrolli, policia brenda një veture arrin të gjejë dhe të konfiskoj një qese me substanca narkotike.

Patrulla e policisë shoqëron të dyshuarin për në stacionin policor në Prishtinë për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.