Foto: Ilustrim

Vetëvrasje në Fushë-Kosovë

Një person i vdekur është gjetur dje në Fushë-Kosovë. Viktima është gjetur në veturën e tij. Sipas Policisë, dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje.

Policia njofton se është konfiskuar revolja, e cila besohet se është përdorur në këtë rast tragjik, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet.

Pas një raportimi, njësitë e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe e ka gjetur viktimën. Vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.