Vetëvendosje pastron rrugët e Gjakovës nga bora

Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Gjakovë ka ndërmarrë aksion për pastrimin e rrugëve nga bora.

Reshjet e borës kanë vazhduar në masë të madhë në fillimin e janarit, ndërsa sipas Vetëvendosjes, Komuna e Gjakovës nuk po e kryen punën që i takon.

“Reshjet e borës në muajin janar janë të pritshme për qytetarët, por jo edhe për Komunën e Gjakovës. Ajo ka vendosur që përgjegjësinë për pastrimin e rrugëve t’ia bartë një kompanie që thotë se e ka kontraktuar për këtë punë, ndërsa përgjegjësinë për pastrimin e trotuareve t’ia bartë qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Aktivistët kanë zgjedhur disa zona ku mendojmë që nevoja është më e madhe si tek Shtëpia e Sigurt, objekti i Shoqatave të të Shurdhëve dhe të Verbërve, Qendra e Mjekësisë Familjare në Orize, objekti i Shëndetit Mental, shtëpia muze e znj. Ferdonije Qerkezi, dhe vendkalimet e këmbësorëve tek semaforat në qendër të qytetit.

Ata i bënë thirrje Komunës që urgjentisht t’i pastrojë rrugët e qytetit dhe fshatrave, në mënyrë që të mundësohet qarkullimi i lire dhe i sigurt, dhe të zvogëlohet mundësia për aksidente, të cilat veç po bëhen shqetësuese.

Në anën tjetër, Komuna e Gjakovës dje kishte njoftuar se me hyrjen në fuqi të rregullores për Shërbimet Publike dhe Rendin Komunal, largimin e borës dhe akullit nga sipërfaqe publike të komunës së Gjakovës e kryen operatori ekonomik i cili është i obliguar të veproj në kohë, kështu që të mundësojë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe automjeteve.

Ndërsa sipas tyre  pastrimin e borës nga trotuaret, para ndërtesave afariste, institucioneve apo shoqatave duhet ta kryejnë edhe pronaret ose shfrytëzuesi e lokaleve afariste apo objekteve. Gjatë pastrimit të trotuareve nga pronaret ose shfrytëzuesit e lokaleve, ndalohet hedhja e borës në sipërfaqe të rrugës, ashtu që bora e pastruar duhet të grumbullohet në trotuar apo në cep të rrugës aty ku më së paku e pengon qarkullimin e lirë të automjeteve dhe këmbësorëve.

“Pastrimin e borës në pjesët e trotuareve ku nuk ka ndërtesa, ose hapësirat e shesheve, vendkalimet në parqe, vendkalimet në ura, vende për të cilat nuk përkujdeset askush, do t’i kryejë operatori ekonomik i cili është i obliguar që borën dhe akullin e grumbulluar në skaje të trotuarit, ta bartin menjëherë në vendet e përcaktuara nga organi kompetent, por jo më vonë se 3 ditë”, thuhet në njoftim.

Sipas komunës, Inspektorët e Shërbimeve Publike në kuadër të Drejtorisë për Pune Inspektuese, do të fillojnë me inspektime me qellim të konstatimit të gjendjes faktike, prandaj njoftohen qytetaret dhe operatori ekonomik i kontraktuar se në rast të mos respektimit të rregullores në fuqi do të ndërmiren.