Ilustrim

Vdes një 4-vjeçare në QKUK, ishte dërguar para dy ditësh fillimisht në Spitalin e Gjakovës

Një 4-vjeçare ka vdekur në QKUK më 19.02.2024, dy ditë pasi ishte sjellur nga Spitali i Gjakovës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Me datën 17.02.2024 viktima, femër e lindur në vitin 2020 është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për trajtim mjekësor. Nga aty pastaj është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Sot jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit iniciohet rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksionn” – ka thënë zyrtari policor.