Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia jep detaje për plagosjen e trefishtë në Gjakovë

Në orët e para të datës 10.03.2024 në Gjakovë ndodhi një rast i vrasjes së rëndë në tentativë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orëesh, thotë se i dyshuari ka plagosur me armë zjarri tre burra të tjerë pas një mosmarrëveshjeje.

“Personat e plagosur u dërguan në Spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekut kompetent nuk janë të rrezikuar për jetë”- thuhet në njoftim.

Rasti po hetohet, ndërsa personi i dyshuar ndodhet në arrati – theksoi tutje Policia.