Veseli: Situata Është Shumë Serioze

Kreu i Kuvendit ka thënë se situata është shumë serioze kur është pyetur nga gazetarët nëse ka rrezik për tensionimin e situatës.

“Interesi ynë është që qytetarët të ndihen të sigurt, edhe shqiptarët edhe serbët”, tha ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Jemi duke shkuar drejt zhvillimeve që janë shumë të ndjeshme”, shtoi kreu i Kuvendit, i cili theksoi se me kryeministrin dhe presidentin janë shumë të koordinuar.

Veseli u bëri thirrje qytetarëve të vendit që ta duan më shumë shtetin dhe të besojnë më shumë në shtetin e tyre.

Lidhur me çështjen e trenit serb me grafite provokuese që Beogradi kishte vendosur ta fuste të shtunën në Kosovë, Veseli tha se nuk do të lejohet asnjë provokim.

“Provokim artificial i Qeverisë nga Beogradi. Kemi punë edhe ma të mençura se të bëjmë provokime të tilla”, shtoi Veseli.

“Ky është shtet dhe këtu nuk mund të bëjë kush çka të dojë. Kosova është shtet dhe ka marrë fund ndikimi i Beogradit”, ka thënë po ashtu kreu i Kuvendit.

http://kallxo.com/veseli-muri-ne-mitrovice-te-rrezohet/