Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Abelard Tahiri Foto: Abelard Tahiri FB

Veseli i mbledh liderët e shtetit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të jetë sërish nikoqir i një takimi të liderëve institucional e politik të Kosovës.

Krerët e institucioneve, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe anëtarët e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, do të takohen në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Takimi i Veselit me Thaçin, Haradinajn, Limajn dhe Ahmetin do të fillojë sot në orën 10:00.

Në këtë takim do të flitet për diskutimet e zhvilluara në Samitin e Berlinit rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.