Vdes një grua në rrethana të dyshimta në Prishtinë

Një burrë ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij gjatë trajtimit mjekësor kishte ndërruar jetë.

Vdekja e dyshimtë ka ndodhur dje në orën 06:40 në Prishtinë.

Sipas PK-së, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.