Furra "Te Moni", vendi ku u gjet e vdekur punëtorja V.D. - Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com

Mitrovicë, një punëtore gjendet e vdekur në vendin e punës

Punëtorja me iniciale V.D. është gjetur e vdekur në një furrë buke në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

“Sot me datë 01.05.2024 kemi pranuar një informacion që një grua me iniciale V.D. është gjetur e shtrirë në dysheme pa shenja jete në furrën “Te Moni”. Sipas informacioneve është punëtore e furrës. Është dërguar në spitalin në veri pa shenja jete”- ka thënë Elshani.

Sipas Elshanit, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.

Tutje ai tha se është njoftuar prokurori ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.