Vdekje e dyshimtë në Zveçan, dyshohet për vetëvrasje

Në Zhitkovc të Zveçanit është gjetur një person pa shenja jete, i cili dyshohet të ketë bërë vetëvrasje.

Zëvendës Drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, tha për KALLXO.com trupi i personit është dërguar në obduksion, por prokurori i rastit e ka quajtur vdekje të dyshimtë.

“Në Zhitkovc të Zveçanit është gjetur një trup pa shenja jete, një mashkull 1980, trupi i tij është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit, dyshimet e para janë për vetëvrasje mirëpo prokurori e ka quajtur vdekje të dyshimtë”, tha Hoti

Edhe një tentim vetëvrasje është shënuar sot në Mitrovicë nga një i ri.

https://kallxo.com/i-riu-tenton-vetevrasje-ne-mitrovice/

www.kallxo.com