PAMJE - Policët serbë shkojnë t'i dorëzojnë dorëheqjet e tyre

Të shumtë kanë qenë zyrtarë policor nga komuniteti serb që kanë dorëzuar fletëdorëheqjet e tyre nga postet policore në stacionin policor në Zveçan.

Zyrtarët policor janë mbledhur së bashku dhe në mënyrë të organizuar kanë vazhduar brenda stacionit policor ku edhe kanë dorëzuar letërdorëheqjet.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga ky moment.

Një letërdorëheqje e një polici nga komuniteti serb/ Foto: KALLXO.com

 

Zyrtarë të Policisë së Republikës së Kosovës nga komuniteti serb i kanë zhveshur uniformat dje.

Kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre.

Dorëheqja e tyre është bërë gjate ditës së sotme pak orë para se të nis tubimi i paralajmëruar i Listës Serbe me qytetarët në veri të vendit.

Dorëheqja e kryetarëve të komunave është hapi i radhës qe ndërmorën zyrtarët serb të cilët kishin poste në institucionet e Kosovës.

E gjitha kjo pasi Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar para tri ditëve suspendimin nga puna të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.

Kjo nën dyshimet se Gjuriq po bën thirrje për rezistencë kur tha se policët në veri të Kosovës nuk do të zbatojnë vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e fletëqortimeve, për shoferët që kanë automjete me targa të lëshuara nga Serbia.

Qytetarët serb sot u mblodhën në sheshin “Car Llazari” në Mitrovicën e Veriut në shenjë proteste ndaj zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Krejt çka u tha sot në protestën e organizuar në Mitrovicën e Veriut