Bllokohet rruga në drejtim të Zveçanit

Protesta e cila ishte paraparë të mbahet në sheshin “Car Llazari”, në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicës, është anuluar.

Sipas burimeve të KALLXO.com, protesta është paraparë të vazhdojë në dy pika të tjera në veri, pikërisht në dy rrugët magjistrale që qojnë në dy pikat kufitare, në Zupq të Zubin Potokut që çon në pikën kufitare në Bërnjak dhe në Rudare të Zveqanit që qon në pikën kufitare në Jarinje.

Ekipi i KALLXO.com raporton se askush nuk po lejohet të shkojë në drejtim të rrugës së Zveçanit , pikërisht në udhëkryqin që qon në fshatrat shqiptarë në Boletin, Zhazhë dhe Kelmend.

Policia e Kosovës në një konferencë të mabjtur sot ka thënë se është e gatshme që të ruaj rendin dhe qetësinë publike pas protestave të paralajmëruara nga qytetarët serbë të veriut, pas taksës së vënë nga Kosova për 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani në konferencë të jashtëzakonshme tha se janë në dijeni të paralajmërimeve për protesta.

“Policia i disponon informacionet rreth lajmërimit të protestës, e cila mund të jetë në orën 12:00. Ne si polici çdo herë konform informacioneve bëjmë edhe planifikimet tona operacionale për ruajtjen e  rendit dhe të qetësisë publike. E njohim të drejtën  secilit qytetar për të protestuar. Do të jemi të kujdesshëm të veprojmë sipas situatës”, tha Kelani.