Mbushë veturën me karburant dhe ikën pa paguar
11.8.2019 - 09:40
Një person ka raportuar në polici për një rast mashtrimi, i cili ka ndodhur mbrëmë në Rudare të Zveçanit.
Sipas policisë rasti ka ndodhur në një pikë të karburantit, ku një person i panjohur kishte mbushur veturën me derivate dhe kishte ikur pa paguar.
“Ankuesi mashkull K/Serb ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një pikë të karburanteve, një person i panjohur ka mbushur veturën me derivate në vlerë rreth 58 € duke mos e paguar dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë. Policia ka njoftuar se rasti vazhdon të hetohet.