Foto: Vasfije Krasniqi Goodman -Facebook

Vasfije Krasniqi-Goodman takon Federica Mogherinin

Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, është takuar me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Krasniqi-Goodman, në profilin e saj në Facebook.

Ajo ka kërkuar nga Mogherini që viktimat e  luftës të përfshihen në negociatat Kosovë-Serbi.

“Sonte pata rastin të takohem me Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë. Pasi BE është e përfshirë në bisedimet për paqe mes Kosovës dhe Serbisë, unë ndava shqetësimet e të mbijetuarve të dhunës seksuale: ne nuk duam të harrohemi në negociata, ne duam që zërat tanë të dëgjohen. Ajo më premtoi se do të bënte të pamundurën që të mbijetuarit të mbështeten”, ka shkruar Krasniqi-Goodman.

 

https://kallxo.com/vasfije-krasniqi-dhunuesi-duhet-te-marre-denimin-e-merituar/

 

https://kallxo.com/e-mbijetuara-e-dhunes-seksuale-ne-kosove-do-te-rrefeje-historine-e-saj-ne-hage/

.