Kaq vota morën Vasfije Krasniqi e Avni Dehari

Avni Dehari dhe Vasfije Krasniqi – Goodman janë dy nga 58 deputetët më të votuar të listës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas rezultateve të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Vasfije Krasniqi – Goodman është deputetja e 5-të më e votuar e listës së Vetëvendosjes me 60 mijë e 885 vota.

Avni Dehari, ndërkaq është deputet i 7-të më i votuar në listë me 51 mijë e 116 vota të mbledhura.

Dehari është babai i ish aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbnor dhe Astrit Dehari, ky i fundit i gjetur i vdekur në vitin 2016, në qendrën e paraburgimit në Prizren në rrethana ende të paqarta.

Vetëvendosje ka fituar 49.95% të votave, ndërsa Vjosa Osmani ka dalë kandidatja më e votuar e këtyre zgjedhjeve duke marrë 300 mijë e 788 vota.