Thaçi takon familjarët e Vasfije Krasniqi- Goodman

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot familjarët e të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi- Goodman.

Thaçi përmes një postimi në Facebook tha se Krasniqi- Goodman është shembull emblematik.

“Në familjen e heroinës së gjallë Vasfije Krasniqi – Goodman, me vëllezërit e saj Nuhiun dhe Nafiun. Vasfija me guximin e saj qytetar është shembull emblematik për të vërtetën. Lutemi për përmirësimin e shëndetit të saj, që të mund të vazhdojë të jetë zëri i së vërtetës për rreth 20 mijë gra të dhunuara”, ka shkruar ai.

“Motrat dhe nënat tona u dhunuan vetëm dhe vetëm pse ishin shqiptare. Respekt për familjen që i qëndron në krahë”, ka shtuar Thaçi më tej.

Vasfija ishte personi i parë që ndau publikisht historinë dhe traumën e saj të dhunës seksuale që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë.

Më pastaj u bë zë i fuqishëm i fushatës Bëhu Zëri Im – në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, dhe përpjekjet e palodhshme të saja në luftimin e stigmatizimit që rrethon këtë kategori shoqërore. Përveç që ka përfaqësuar zërin e të mbijetuarve të dhunës seksuale, nga koha e luftës në Kosovë, nëpër shumë konferenca, forume dhe simpoziume ndërkombëtare,

Vasfija ka dhënë dëshmitë e saja edhe para Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, si dhe para Kongresit Amerikan.

Vasfije Krasniqi Goodman fiton çmimin “Kim Bok-Dong” për paqe

.