ARKIV - Ilustrim: Nga një protestë kundër dhunës ndaj grave FOTO ARKIV: KALLXO.com

Tri raste të dhunës ndaj grave në 24 orët e fundit

Tri  raste të dhunës ndaj grave janë raportuar në 24 orët e fundit.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 15, një grua në Podujevë ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

E njëjta si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor.

Një rast tjetër i dhunës nga gruas është raportuar në Prishtinë, ku një grua ka raportuar në polici për sulmin nga bashkëshorti i saj.

Viktima sipas policisë ka pranuar tretman mjekësor.

Edhe një grua në Malishevë ka raportuar në polici pasi është sulmuar nga bashkëshorti i saj, i cili dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga I dyshuari është konfiskuar një pistoletë.

Në dy rastet e para, të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa në rastin e tretë i dyshuari është dërguar në mbajtje.