Diskutimi për gjendjen e trashëgimisë kulturore | Foto: KALLXO.com

Tri kallëzime penale rreth trashëgimisë kulturore

Ministri i Kulturës Kujtim Gashi mori pjesë në diskutimin e Komisionit për arsim rreth gjendjes së trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Gashi tregoi se buxheti për trashëgimi kulturore është rritur për 1 milion euro në raport me 2017-ën që në përqindje, sipas tij, i bie rritje e buxhetit prej 30 për qind.

Ministri më tutje bëri të ditur se tri kallëzime penale janë ngritur në Prizren e Pejë në lidhje me objekte të trashëgimisë kulturore pas inspektimeve të kryera nga Inspektorati për këtë trashëgimi.

Inspektorati për Trashëgimi Kulturore u krijua në mars të 2018-ës, ndërsa ministri tha se janë kryer prej tij 21 inspektime.

Ministri tha më tutje se trashëgimia kulturore ka pasur vëmendje të theksuar, ndërsa foli për projektet e realizuar në këtë fushë

Ministri i Kulturës Kujtim Gashi:

Trashëgimia kulturore ka pas vëmendje të theksuar.

“Janë realizu 12 projekte në ndërtesat me status të mbrojtur. Në trashëgimi arkeologjike janë realizu 19 projekte. Me kategori të botimeve kemi 10 sosh.Trashëgimi shpirtërore janë realizu 14 projekte”, tha ministri Gashi.

KALLXO.com shkroi për një aktakuzë të ngritur në Prizren pas rrënimit të një objekti të trashëgimisë kulturore.

http://kallxo.com/demtimi-trashegimise-kulturore-ne-prizren-rezulton-aktakuze/

KALLXO.com shkroi edhe për shumëkatëshet që po dridhin trashëgiminë kulturore në Gjakovë dhe për një objekt të mbrojtur që po shembet në Prizren.

http://kallxo.com/shumekateshet-dridhin-trashegimine-ne-gjakove/

http://kallxo.com/rreziku-nga-objekti-qe-po-shembet-ne-zonen-historike-te-prizrenit/

Në vitin 2016 Xheneta Gashi, një vajzë trevjeçare vdiq në Prizren, pasi derisa po luante, shembja e një objekti të vjetër i shkaktoi vdekjen.

Një aktakuzë është ngritur për këtë vdekje.