Qendra Kulturore Hebraike në Prizren. Foto: MKRS.

Raporti i progresit përmend investimet në Qendrës Kulturore Hebraike

Ndërtimi dhe funksionalizmin i Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren është përmendur edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovës për 2023.

Në pjesën për Kulturë, raporti në kuadër të gjetjeve ka përmendu edhe nderimin e Qendrës Kulturore Hebraike.

Sipas këtij raporti, për këtë ndërtimin e kësaj qendre Kosova ka ndarë 500 mijë euro.

“Ministria (MKRS) ka ndarë 500,000 euro për ndërtimin e Qendrës Kulturore Hebraike që do të shërbejë për organizimin e ekspozitave mbi historinë e komunitetit hebre” – thuhet në raportin e progresit të KE-së.

Qendra Kulturore Hebarike do të vendoset në objektin e ish Hotelit “Shumadija”, pas renovimit të këtij aseti të trashëgimisë kulturore.

Ministria Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka thënë për KALLXO.com se restaurimi i këtij objekti ka nisur në vitin 2022.

MKRS nuk ka treguar shumë e sakta sa do të kushtojë i gjithë projekti, por sipas pasqyrave të ligjit për buxhetin e viti 2023, parashihet që vlera totale e të jetë 500 mijë euro.

Gjatë këtij viti për këtë objekt u shpenzuan 148,237 mijë euro, ndërsa 250 mijë euro të tjera do të barten në vitin e ardhshëm për renovimin e këtij objekti.

“Projekti i revitalizimit është hartuar nga Komuniteti Hebraik në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren. Ndërhyrjet restauruese dhe revitalizuase financohen nga Ministria e Kulturës, janë përfshirë në kuadër të buxhetit për investime kapitale” – ka thënë MKRS për KALLXO.com.

MKRS-ja thotë punime për ndërtimin Qendrës hebraike janë duke u zhvilluar.