Tre të lënduar në aksident trafiku në Lipjan

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Banullë të Lipjanit.

Në raportin e policisë thuhet se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 19:00.

Sipas policisë, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa të lënduarit, janë dërguar për tretman mjekësor.