Therje me thikë në Hajvali, arratiset i dyshuari

Një mosmarrëveshje ka bërë që një person të theret me thikë një person tjetër.

Policia ka njoftuar se një therje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Hajvali.

Viktima e këtij rasti ka deklaruar në polici se është sulmuar fizikisht duke u therur me thikë nga një i dyshuar tjetër.

I njëjti ka pësuar lëndime trupore nga therja dhe është dërguar për tretman mjekësor në
QKUK.

I dyshuari sipas policisë gjendet në arrati ndërsa rasti po hetohet nga policia.