Foto: Zyra e Presidentit

Thaçi viziton një kompani prodhimi në Gjilan

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në fshatin Kravaricë të Gjilanit, ku ka vizituar plantacionet me pemë dhe fabrikën e prodhimit të lëngjeve “Frutomania”.

“Ndjehem sot shumë mirë që jam tek familja Malazogu, të cilët kanë kompaninë “Moea” dhe brendin “Frutomania”, që është prodhuesi më i fuqishëm në rajon dhe shembulli më i mirë i prodhimtarisë vendore, duke eksportuar në shtatë apo edhe më tepër shtete”, tha Thaçi, thuhet në komunikatën e Zyrës së Presidentit.

Kompania “Moea” ka mbi 400 hektarë pemë të mbjella e që për Thaçin është rekord në të gjithë rajonin.

“Prandaj, është një storie e suksesit, një storie që shteti duhet t’i qëndrojë afër, t’i krijojë kushte më të mira edhe infrastrukturore, edhe si autoritete komunale, por edhe si institucione qendrore”, ka theksuar presidenti Thaçi”, tha tutje Thaçi.

Foto: Zyra e Presidentit