Presidenti Thaçi dekreton tre ligje për tejkalimin e krizës nga COVID-19 dhe rimëkëmbjen e ekonomisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për dekretimin e tre ligjeve që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen e ekonomisë dhe tejkalim të situatës nga COVID-19.

“Kosova tashmë e ka Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Projektit Emergjent COVID-19 dhe atë për Marrëveshjen e Huasë ndërmjet Kosovës dhe BE-së për ndihmën makro-financiare”, ka shkruar Presidenti Thaçi.

Sipas Thaçit këto tre ligje janë tejet të rëndësishme që ndihmojnë në tejkalim të kësaj situate.

Këto tre ligje ishin votuar nga Kuvendi i Kosovës.