Thaçi në Vlorë duke nderuar te varri i Ismail Qemalit | Foto: Facebook
Thaçi në Vlorë: Pa Shqipërinë Kosova nuk do të Ishte e Lirë
Presidenti Hashim Thaçi që në ditën e 105 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë po qëndron në Vlorë, falënderoi shtetin shqiptar për ndihmën dhënë Kosovës.
“Pa Shqipërinë as Kosova nuk do të ishte e lirë e pavarur dhe sovrane”, tha Thaçi në fjalimin me rastin e hapjes së Vitit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.
Thaçi më tutje foli për Ditën e Flamurit
“Dita e flamurit është festa e krenarisë sonë kombëtare me traditën më të gjatë të kremtimit, është festë e rimëkëmbjes së dinjitetit dhe forcimit të ndërgjegjes sonë kombëtare”, tha Thaçi.
Presidenti i Kosovës më tutje konstatoi se dita e 28 Nëntorit të vitit 2012 “shënon momentin e ndarjes nga robëria e gjatë dhe fillimin e epokës së modernizimit për kombin tonë”, tha Thaçi.
Ai para se të mbante fjalim, vendosi lule te varri i Ismail Qemalit.
Përvjetori i 105-të i pavarësisë së Shqipërisë përkon edhe me 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.