Ilustrim

Të shtëna me armë pas një mosmarrëveshjeje për pronë

Katër persona janë arrestuar nga policia në rajonin e Podujevës për përdorim të armës.

Në raportin zyrtar të policisë thuhet se të dyshuarit kanë përdorur armën pas një mosmarrëveshje rreth një prone.

Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një gëzhojë, dhe ka bastisur tri lokacione, ku janë gjetur një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore dhe një revole lodër. Policia ka konfiskuar edhe veturën e njërit nga të dyshuarit, pasi ishte përfshirë në rast.

Sipas policisë tre nga të arrestuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri është dërguar në mbajtje.