Shumica e qytetarëve të Prizrenit pa ujë, pëlciti gypi transportues

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se për shkak të defektit në gypin transportues, te lokacioni restorant “Natyra”, KRU Hidroregjioni ka bërë të ditur se ka mbetur pa ujë pjesa dërmuese e qytetit të Prizrenit.

Sipas njoftimit, ekipi i operativës është duke punuar dhe me rastin e sanimit të problemit, do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes për të gjithë konsumatorët.

Më herët zëdhënësja e kompanisë, K.R.U.“Hidroregjioni jugor”, Nderona Kurtaj kishte njoftuar qytetarët e Prizrenit, se sot në mëngjes, ka pasur pëlcitje të gypit transportues fi 250 mm, rrugës për Prevallë, te lokacioni Natyra dhe se kanë mbetur pa furnizim të ujit rruga Nënë Tereza dhe një pjesë e lagjes Bazhdarhana.

Ekipi i operatives janë duke punuar gjatë tërë kohës dhe me rastin e sanimit të problemit do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijës.