Foto: Ilustrim

Shtatë të Arrestuar për Posedim Narkotikësh

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik e Policisë së Kosovës, e asistuar nga njësitet relevante policore, në një operacion ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikeve.

Operacioni policor është realizuar dje në në rr. “Luan Haradinaj” dhe rr. “Shaban Shala”, në Prishtinë, ku fillimisht janë ndaluar dy vetura me targa të Shqipërisë me të cilat po udhëtonin katër të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë.

Zyrtarët policorë gjatë kontrollit në njërën nga veturat kanë vërejtur dyshime se në gomën rezervë mund të ketë substancë narkotike dhe gjatë verifikimit janë gjetur 1867.8 gramë marihuanë.

Sipas Policisë, si vazhdimësi e hetimeve me urdhër të prokurorit është kontrolluar një shtëpi e dyshuar, me ç’rast janë arrestuar edhe dy meshkuj dhe një femër K/shqiptare Kosovare, pasi që dyshohet se të njëjtit janë përfshirë në rast.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një veturë e dyshuar që është përfshirë në rast, disa celularë, 340€ para të gatshme, si dhe dëshmi të tjera që ndërlidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit shtatë personave të dyshuar, katër shtetas të Shqipërisë dhe tre të Kosovës, iu është caktuar masa e ndalimit dhe janë dërguar në mbajtje.