Shqyrtohet projektligji për Këshillin Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

Komisioni për Administratë Publike Qeverisje Lokale dhe Media ka shqyrtuar nen për nen Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Edhe pse disa deputet kërkuan që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për mbledhje të tjera, ky projektligj u diskutua.

Xhevahire Izmaku, anëtare e këtij, ka propozuar që të hiqet nga rendi i ditës kjo pikë dhe komisioni të vazhdojë me projektligjin për RTK-në.

“Me heq prej rendit të ditës pikën e parë Shqyrtimi i Projektligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës me lan për mbledhjen e ardhshme dhe me vazhdu me projektligjin për RTK”, tha ajo.

Edhe deputetja Shqipe Pantina (GDP) tha se do të ishte mirë që kur të shqyrtohet ky projektligj të ftohet edhe Ministria e Administratës Pulbike. Ajo tha se ky ligj nuk është me nguti.

“Ish kanë mirë me thirr dikon prej Ministrisë së Administratës Publike. Nuk kam opinion strikt, të marrim vendim të përbashkët nuk është ligj që kërkon nguti”, tha Pantina.

Por, kryetari i Komisionit për Administratë Nait Hasani tha se kanë marrë kritikë se ky komision nuk po sjell ligje. Sipas tij komisioni duhet të vazhdoj me këtë projektligj, ndërsa qeevrisa sipas tij mund ta kthej sërish.

“Projektligjin ia kemi dërgu qeverisë me kohë. Ne po kritikohemi në Kuvend.. Unë nuk du me ndal projektligjin. Le të merret qeveria me aktivitetet e tyre dhe nëse donë le ta kthejnë prapë me plotësu ligjin’, tha Hasani.

E Milaim Zeka e përkrah fjalën e Hasanit, duke thënë se qeveria po don që t’i sabotojë ligjet.

“Ne duhet si deputet me punu pa marrë parasysh interesat e tjerëve. Ta aprovojmë amandamentin që ka ardhë ta çojmë në kuvend dhe të punojnë pastaj me projektligjin për RTK”, tha Zeka.