Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, Foto: KALLXO.com

Komisioni e miraton zgjatjen për tri vite të Projektligjit për trajtim të ndërtimeve pa leje

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrtoi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Në këtë mbledhje kalioi në lexim të dytë zgjatja e projektligjit për tri vite për trajtim të ndërtimëve pa leje.

Projektligji tutje do dërgohet në komision të përhershëm në rast të ndonjë vërejtje.

Milazim Salijaj nga Lëvizja Vetëvendosje tregoi për procedurat nëpër të vilat kanë kaluar ndryshimet e këtij ligji.

“Janë mbajtur dy takime nga grupi punues, në takimin e parë është diskutuar më shumë mbi ligjin për ndërtim dhe planifikim hapësinor. Në takimim e dytë janë shqyrtuar më shumë nenet dhe amandamentet. Projektligji ka qëllim zgjatjen e afatit të  trajtimit të ndërtimeve pa leje edhe për tri vite”- tha ai.

Ndërkaq, Isak Shabani nga Partia Demokratike e Kosovës shprehi shqetësimet rreth këtij ligji.

“Kemi të bëjmë me trajtim të ndërtimeve pa leje dhe zgjatje të afatit për aplikim, ka ende shumë persona që nuk kanë aplikuar. Por shqetësim e kemi se çfarë do bëhet pas vitit 2018 sepse ky ligj i trajton ndërtimet deri në vitin 2018. Kur do jepet një Stop për këto ndërtime. Do ishte mirë të mendohet për këto” – tha ai.

“Si deputetë duhet të punojmë në përmirësim të ligjeve. Është mirë t’i shohimm ligjet për ndërtim dhe atë për planifikim hapësinor”- shtoi ai.

Fitore Pacolli nga LVV-ja the se ka nevojë të plotësohet baza ligjore, për të parë zbrazëtitë e ligjeve.

Ndërsa, Sali Zyba (LVV) bëri thirrje të ndalet degradimi me ndërtimet.

“Ky ligj nënkupton që mund të rikthehemi prapa dhe të shohim mungesat. Të nis mbikqyrja e ndërtimëve në fillim e mos të ketë afate shtesë. Të ndalet degradimi”- u shpreh Zyba.