Ilustrim, qese e plastikës Foto: Pixabay

Kosova shumë shpejt do t’i bëjë me pagesë qeset e plastikës

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka folur për qeset e plastikës, për të cilat është përfol që do të hiqen nga përdorimi moti kohë.

Ai në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se Udhëzimi Administrativ për këtë ndalesë është gati por sipas tij Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit është duke e penguar këtë udhëzim të hyj në fuqi.

“Ligji për Mbrojtën e Konsumatorit është në proces për me shku në Kuvend, pra i kemi dy projekte të gatshme, është ky për qeset e plastikës, pra për me i bo qeset me pagesë, me një afat pastaj me i ndalu krejt. Ky projekt është gati por që nuk ka fillu për shkak të këtij ligji” – tha Aliu.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se, gjatë një viti, mesatarja e mbeturinave për kokë banori është 253 kilogramë.

Qeset e plastikës – të paguhen apo të zhduken?