Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

'Shpërthen' Haradinaj: Mos pritni të raportoj për 10 ditëshin e parë të qeverisjes

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj reagoi ashpër në kërkesat për interpelancën e tij.

Deputetja Fitore Pacolli, gjatë fjalimit që mbante kryeministri Ramush Haradinaj, ia dha raportin për të cilin kishte thirrur interpelancë.

Por, gjatë analizimit, Haradinaj e lexoi datën e raportit që sipas tij i bie që ky raport është në 10 ditëshin e parë të punës së tij.

“Periudha kohore e misionit nga 24 deri 29 shtator 2017. Qa me të than unë ty. Qat 10 ditëshin që ja kom nis punës a”, tha Haradinaj.

“Nëse pritni prej meje në këtë parlament me kallxu se sa të këqij janë kanë para meje harrone. As nuk merrna me këto, merrni ju ruani boni çka doni me to”, tha Haradinaj.

“Nëse pritni për 10 ditëshin e parë të qeverisë me dhanë raport s’di qa po mendoni ju”, tha Haradinaj.