Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Dyshohet për sulm ndaj policit, arrestohet një person në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar një zyrtar policor.

Sipas forcave të rendit, rasti ka ndodhur në stacionin policor në Vushtrri, më 22.02.2024.

“I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.