Hasan Shala, kryetari i Gjykatës së Apelit | Foto: KALLXO.com

Shala: Nuk Kemi Ajër në Pallat

Në intervistën e tij dhënë për Emisionin “Drejtësia në Kosovë” kryetari i ri i Gjykatës së Apelit Hasan Shala ka thënë se nuk mund t`u ofrojnë qasje më të shpejtë në drejtësi qytetarëve, pasi që kanë shumë pengesa në punën e tyre.

Ai deklaroi se në zyrat e Gjykatës së Apelit në “Pallatin e Drejtësisë” nuk ka oksigjen gjë që sipas Hasanit krijon shumë probleme.

“Ka shumë pengesa, së pari ato teknike, për shkak se këtu në këtë objekt ka mungesë oksigjeni që për stafin dhe gjyqtarët është pengesë direkte në punën e tyre”, tha kryetari Shala.

Hasani tregoi se për të tejkaluar problemet të gjithë duhet të punojnë në mënyrë profesionale.

“Për t`i evituar problemet ne duhet të kemi të kemi përgjegjësi në punë, duhet të kemi disiplinë në punë. Duhet të ketë profesionalizëm në punën tonë”, ka thënë Shala.

Deklaratat e Shalës në lidhje me problemet teknike që sipas tij janë të pranishme në pallat, mund t’i ndiqni në linkun në vazhdim.

Punonjësit e Pallatit të Drejtësisë protestuan disa herë duke u ankuar se nuk kanë ajër të bollshëm në ndërtesën pa dritare që funksionon me sistem ajrimi.

http://kallxo.com/protesta-qe-kerkon-oksigjen-ne-pallatin-e-drejtesise/

http://kallxo.com/vazhdon-protesta-per-oksigjen/

KALLXO.com kishte shkruar edhe për problemet me ashensorë pikërisht në pjesën e Pallatit të Drejtësisë që i takon Gjykatës së Apelit.

http://kallxo.com/punetoret-e-apelit-tregojne-si-i-leshoi-ashensori/

Në qershor të vitit të kaluar emisioni “Jeta në Kosovë” shfaqi një hulumtim për mënyrën e funksionimit të sistemit të ajrimit në Pallatin e Drejtësisë që kushtoi më shumë se 30 milionë euro shumica e të cilave të dhëna nga BE-ja.