Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala - Foto: KALLXO.com

Shala: Ata që Kanë Kryer Vepra Korruptive do i Dërgojmë në Burg

Në konferencën e organizuar nga BIRN dhe Internews Kosova, ku u prezantuan gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shenjëstruara për liberalizimin e vizave siç transmetoi emisioni “Drejtësia në Kosovë”, Hasan Shala, kryetar i Gjykatës së Apelit, ka deklaruar se për të gjitha ato raste ku ka prova kryerësit do të dënohen më burgim.

Ai ka deklaruar se Gjykata e Apelit  në vitin e kaluar nga 161 ka zgjidhur 145 lëndë.

“Në 2017 kemi pasë në 161 lëndë korrupsion, 145 i kemi kryer dhe i kemi bartë 16. Nga to këtë vit i kemi përfunduar 11 dhe kanë mbetur edhe 5 që do të kryhen brenda muajit”, tha ai.

Në pyetjen se a do të shkojnë njerëz në burg, ai tha se “do të shkojë në burg ai që e meriton dhe ai që vërtetohet se ka kryer vepër penale”.

Në konferencën e organizuar nga BIRN dhe Internews Kosova, ku është  publikuar raporti me gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shenjëstruara për liberalizimin kanë marrë pjesë  Aleksandër Lumezi, Kryeprokurori i Shtetit; Enver Peci, kryetar i Gjykatës Supreme; Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë; Reshat Millaku, prokuror, koordinator i KPK-së për rastet e shenjëstruara; Hasan Shala, kryetar i Gjykatë së Apelit; Afërdita Bytyqi, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë; Skënder Çoçaj nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Pjesëmarrës ishin edhe gjyqtarë dhe prokurorë të rasteve specifike të shenjëstruara, avokatë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: