Dita e pestë e ushtrimit fushor 'Shqiponja 6', Foto: Kallxo.com

Sfidat e FSK-së në ditën e pestë të ushtrimit fushor ‘Shqiponja 6’

Në ditën e pestë të ushtrimit fushor ‘Shqiponja 6’, më 8 maj 2018, FSK do të dëshmojë aftësitë e reagimit në rast se do të ketë shpërthim në njërin nga termocentralet e KEK-ut në Obiliq.

Po ashtu, do të ndiqni operacionin gjatë të cilit FSK-ja do të dëshmojë aftësitë reaguese ndaj pjesëtarëve të një grupi të improvizuar kriminal “Pandora”, pjesëtarët e të cilit sipas skenarit të ushtrimit janë lokalizuar në një ish-fabrikë në Mitrovicë.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar ushtrimin fushor “Shqiponja 6” në koordinim të plotë me shtetet aleate dhe sipas standardeve më të larta të NATO-s.

Përpos trupave të FSK-së, pjesëmarrës në ushtrimin fushor “Shqiponja 6” kanë qenë edhe efektivët ushtarakë nga Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, ShBA-ja, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe KFOR-i.

Ky është episodi i pestë i serisë së emisioneve speciale për FSK-në, KALLXO Forca.

KALLXO Forca transmetohet në RTK dhe Facebook të KALLXO.com, në ora 20:20.