Ilustrim: Foto: ZKM
Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për 44 kadetë
Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për të rinjtë dhe të rejat që synojnë të ndërtojnë karrierë ushtarake dhe akademike në Kosovë dhe jashtë vendit.
Konkursi i rekrutimit për 44 kadetë është i hapur nga 1 deri më 15.06.2026.
Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kritere bazë: të jetë shtetas i Kosovës; t’i ketë mbushur 18 vjeç në ditën e fillimit të studimeve; të mos jetë më i vjetër se 22 vjeç në ditën e mbylljes së konkursit; ndërsa për kandidatët që aplikojnë për studime në Turqi, aplikanti duhet të mos jetë më i vjetër se 21 vjeç në ditën e mbylljes së konkursit, sipas kriterit të shtetit pritës.
Aplikimi bëhet online në linkun: https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply
Ministria e Mbrojtjes bën rekrutimin e kadetëve të cilët do të studiojnë në këto qendra universitare:
Qendra për Studime Universitare të FSK-së:
– Universiteti Amerikan në Kosovë – 25 kandidatë
Republika e Shqipërisë/Akademia Ushtarake:
– Teknologji Informative në fushën e mbrojtjes – 3 kandidatë
– Marrëdhënie Ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes – 3 kandidatë
– Shkenca Komunikimi në fushën e mbrojtjes – 2 kandidatë
– Studime në Shkenca Ushtarake – 2 kandidatë
Republika e Turqisë:
– Akademia Ushtarake Tokësore – 4 kandidatë
– Akademia Ushtarake Mjekësore – 2 kandidatë
Republika e Kroacisë – Akademia Ushtarake/Universiteti i Zagrebit:
– Lidershipi dhe Menaxhmenti Ushtarak – 2 kandidatë
Republika e Maqedonisë së Veriut:
– Akademia Ushtarake – një kandidat
Ndërsa të gjitha kriteret të cilat duhet t’i plotësojnë kandidatët e interesuar dhe detaje të tjera mund t’i gjeni në këtë link:
https://mod.rks-gov.net/desk/inc/media/b7ee19d9-ab0d-470c-8313-c1933a20fb08.pdf