(Ilustrim) Termocentrali në Obiliq - Foto: Denis Sllovinja / KALLXO.com
KEK: Rikthehet në prodhim njësia A3 e TC "Kosova A"
Korporata Energjetik e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia A3 e Termocentralit “Kosova A” është rikthyer në operim dhe është sinkronizuar me sistemin elektroenergjetik rreth orës 10:00 të së enjtes (04.06.2026).
KEK kishte bërë të ditur më 31.05.2026 se për shkak të rrjedhjeve në sistemin gypor të kaldajës së njësisë A3 ishte vendosur që kjo njësi t’i nënshtrohet ndalimit të kontrolluar.
Sot, më 04.06.2026 KEK tha se kanë sanuar rrjedhjet e evidentuara në sistemin gypor të kaldajës së njësisë A3.
“Aktualisht, njësia operon në gjendje stabile, ndërsa kapacitetet e saj prodhuese tashmë janë nominuar në sistem, duke forcuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe stabilitetin e sistemit energjetik të vendit”- thuhet në njoftimin e KEK.
Njësia A3 në KEK jashtë funksionit