Sami Lushtaku e Hashim Thaçi - Foto: Facebook/SamiLushtaku

Sami Lushtaku xhelozon Hashim Thaçin

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i ka shkruar presidentit të vendit, Hashim Thaçi, të cilit i thotë se e ka bërë të ndihet xheloz.

Lushtaku në profilin e tij në “Facebook” i ka kujtuar presidentit vitet e ’90, kur e gjente ku ishte e ku s’ishte për të kryer aksione kundër forcave serbe, e tash harroi ta ftonte në Ujman për ta vizituar atë bukuri natyrore të Kosovës.

Megjithatë, Lushtaku thotë se me vizitën e tij në Liqenin e Ujmanit, presidenti Thaçi e ka bërë të ndihet krenar.

Ky është postimi i plotë i Sami Lushtakut.

“Më bëre të ndjehem xheloz i nderuar President, bashkëluftëtari im, miku im. Dje ishe për vizitë në Ujman dhe harrove të më ftosh që ta vizitojmë së bashku atë bukuri natyrore të Kosovës, kurse në vitet 90-ta, më gjeje aty ku isha e ku nuk isha, për të kryer aksione kundër forcave serbe. Sidoqoftë, të qoftë hallall që neve vegjëlinë, na bëre të ndihemi krenarë!”.